“Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafir”, çdo ditë nga data 20 janar deri më 7 shkurt, nga ora 12:00 deri në ora 13:00, në Sheshin Skënderbeu, afër Parlamentit

20 janar 2025 | 11:56

Koalicioni për Familjen njofton se në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, do të organizohet një performancë artistike me titull: “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafir”, çdo ditë nga data 20 janar deri më 7 shkurt, nga ora 12:00 deri në ora 13:00, në Sheshin Skënderbeu, afër Parlamentit.
Kjo ngjarje do të zhvillohet si pjesë e kampanjës “Shqiptari në Parlament” dhe ka për qëllim t’i ofrojë qytetarëve mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me kandidatët e Koalicionit për Familjen. Sokol Plakolli, kandidati për deputet të pavarur dhe pjesë e listës së Koalicionit për Familjen, i cili do të jetë i veshur me rroba tradicionale, do të presë mysafirët për një moment të veçantë dhe të ngrohtë në këto ditë dimri.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe mbështetësit e koalicionit të bashkohen në këtë ngjarje dhe të jenë pjesë e kësaj performance artistike, duke e bërë një moment të veçantë dhe të paharrueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet në koalicionin AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi Intelektual…