Koalicioni për Familjen anulon aktivitetet e fushatës pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës
02 shkurt 2025
| 14:40
Koalicioni për Familjen ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës.
Lajmin e ka bërë me dije bartësi i listës së Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani.
“Shprehim ngushëllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina me rastin e ndërrimit tragjik të jetëve të djemve tanë e të tyre duke e lutur Zotin e Madhërishëm që t’ua shton durimin dhe besimin, të merr në ngrohtësinë e tij shpirtrat e të rinjve dhe të zbutë me mëshirën e tij dhembjen e pamatshme të gjithë Kosovës e Shqiptarisë. Njoftojmë opinionin që me rastin e kësaj ngjarje të rëndë e tragjike me përmasa kombëtare kemi anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme”, ka njoftuar Rrahmani.