Koalicioni “Për Familjen” koordinon aktivitetet për fushatën zgjedhore
14 janar 2025
| 00:16
Koalicioni “Për Familjen” ka mbajtur të hënën mbledhje, ku morën pjesë liderët e koalicionit Ferid Agani, Selim Pacolli, Eman Rrahmani dhe Fatmir Smajli.
Gjatë mbledhjes, u diskutua për koordinimin e takimeve dhe aktiviteteve të fushatës, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të familjes dhe vlerave tona.
U theksua se fushata është një mundësi për të kontribuar për një të ardhme më të mirë, duke u angazhuar për çdo anëtar të shoqërisë dhe duke mbrojtur interesat e familjes.
“Fushata vazhdon, dhe ne do të jemi gjithmonë të angazhuar për një shoqëri të drejtë dhe dinjitoze!”, ka njoftuar Koalicioni “Për Familjen”.