Koalicioni për Familjen sot i viziton Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
22 janar 2025
| 08:15
Koalicioni për Familjen ka publikuar agjendën e drejtuesve të tyre për sot.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në orën 10:00, do të vizitojnë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të kenë mundësinë të shohin nga afër punën dhe angazhimin e saj për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në vend.
Në orën 11:00, liderët e koalicionit do të vizitojnë Shoqatën e Pensionistëve, ku do të njoftohen me nga afër me kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pensionistët në Kosovë.
“Ky aktivitet ka për qëllim të theksojë angazhimin e liderëve të koalicionit për përmirësimin e kushteve për bizneset dhe për të adresuar shqetësimet e pensionistëve në vend”, thuhet në njoftim.