Koalicioni për Familjen takohet me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Fatmir Sopin

28 janar 2025 | 11:47

Drejtuesit e koalicionit për Familjen, z. Eman Rrahmani, z. Selim Pacolli, z. Ferid Agani dhe z. Fatmir Smajli, u takuan sot me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), z. Hysni Gucati, dhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, e anëtarin e kryesisë së organizatës, z. Fatmir Sopi.

Gjatë takimit, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me të drejtat dhe sfidat me të cilat përballen veteranët, duke përfshirë përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore, si dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre. Liderët e koalicionit theksuan angazhimin e tyre të fortë për mbështetje konkrete dhe intensivimin e dialogut me qëllim që të zgjidhen problemet që prekin kategoritë e dala nga lufta.

Ata u shprehën të vendosur për të punuar së bashku për të siguruar një mbështetje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për ish-luftëtarët, duke përmirësuar kushtet e jetesës dhe duke ruajtur nderin dhe dinjitetin e tyre.

Ky takim është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe veteranëve, me qëllim krijimin e mundësive të reja për përmirësimin e jetës së tyre dhe të ardhmes së vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të të akuzuarit Ymer Dragusha, ka dështuar seanca…