Koalicioni për Familjen thekson rëndësinë e zhvillimit ekonomik
22 janar 2025
| 11:48
Përfaqësues të Koalicionit për Familjen kanë zhvilluar një vizitë me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik si bazë për mirëqenien e familjeve kosovare.
Gjatë takimit, u diskutua nxitja e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe politikave publike, krijimi i vendeve të reja të punës, si dhe forcimi i ekonomisë kombëtare për një të ardhme të qëndrueshme.
Oda Ekonomike vlerësohet si një partner kyç në përballimin e sfidave ekonomike dhe avancimin e politikave në mbështetje të familjeve.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.