Koalicioni po funksionon, s’ka zgjedhje të reja
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka mohuar se koalicioni qeverisës ndodhet në krizë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se dallimet eventuale për ndonjë çështje të caktuar nuk do të ndikojnë në zbehjen e raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.
Isufi ka treguar edhe se si mund të tejkalohen këto dallime.
Nënkryetari i AAK-së nuk beson se mund të ketë zgjedhje të parakohshme në këtë verë.
Sipas tij, për një gjë të tillë nuk shihet interesim as te dy partitë më të mëdha opozitare të cilat po kërkojnë zgjedhje.
Isufi në këtë intervistë ka theksuar se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë do të vazhdojë të qëndrojë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)