Koalicioni qeverisës i Malit të Zi pajtohet të mos e tërheq vendimin për njohjen e Kosovës

24 shtator 2020 | 14:00

Pas zgjedhjeve të përgjithshme, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, në seancën e parë konstitutive votuan për postin e kryetarit të Kuvendit dhe e propozuan mandatarin për kryeministër të Malit të Zi.

Kryetar i Kuvendit u zgjodh, Aleksa Beçiq nga “Paqja është kombi ynë’ dhe për mandatar të kryeministrit u propozua Zdravko Krivokapiq, i cili kryeson koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.

Edhe pse Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazias, Milo Gjukanoviq, fitoi më shumë vota në zgjedhjet e 30 gushtit, koalicion i tri partive opozitare siguroi 81 vende në Parlament.

Tri partitë që do të formojnë Qeverinë kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Mali i Zi do të vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, të forcojë aleancat me anëtarët e NATO-s. Po ashtu, koalicioni ra dakord të mos e tërheq vendimin për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar edhe komunën…