Koalicioni VAKAT përshëndet vendimin e Qeverisë për shfuqizimin e tarifës për mallrat e Bosnjës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri në emër të të gjithë qytetarëve Boshnjakë të Kosovës, në emër të Koalicionit VAKAT si dhe në emrin tij personal, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shfuqizimin e tarifës për mallrat që vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina pa reciprocitet.
Koalicioni VAKAT që prej momentit të vendosjes së tarifës për mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina ka kundërshtuar këtë vendim.
Këtë e dëshmon edhe fjalimi im, kohë më parë, në Kuvendin e Kosovës, që është përkrahur nga të gjithë deputetët.
Rëndësia e veçantë e këtij vendimi qëndron në faktin se do të ndikojë në zhvillimin ekonomik me tregtim të mallrave.
Gjithashtu me këtë vendim hapet rruga drejt heqjes së vizave për lëvizje të lirë si dhe drejt njohjes reciproke në mes të dyja vendeve.