Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet Lista “Ideali” e Nuredin Lushtakut
26 nëntor 2024
| 13:23
Koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, sot zyrtarisht iu bashkua edhe Lista Ideali e udhëhequr nga Nuredin Lushtaku.
“Edhe zyrtarisht nënshkruam koalicionin me kryetarin e Idealit për Skenderaj, gjeneral Nuredin Lushtaku. Ideali për Skenderaj ka dëshmuar se në çdo etapë është burim i pashtershëm për t’i shërbyer Kosovës, sa herë që shfaqet nevoja. Koalicioni jonë tashmë është kthyer në bosht të personaliteteve me bagazh të cilët në jetën e tyre kanë vepra më shumë se fjalë, andaj qytetarët e Kosovës tanimë e kanë rastin që të përfaqësohen denjësisht pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.