Kocaelispor kthehet te fitorja, ditë më parë theri një kurban

12 shkurt 2022 | 23:32

Klubi turk që garon në Ligën e Parë të Turqisë, Kacaelispor ka bërë bujë në media, pasi ditë më parë kanë prerë kurban për të mos rënë nga liga, teksa duket se i ka bërë hair, pasi fituan pas shtatë ndeshjeve.

Në javën e 24-të të Ligës së Parë në Turqi, Kocaelispor mposhti Balıkesirspor 2-1.

Në pjesën e parë, të parët kaluan në epërsi Balikesirspor, me golin e Foxi Kethevoama, në minutën e 44-të, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kocaelispor barazoi 1-1 me Benhur Keser në minutën e 56-të, teksa golin e fitores e shënoi transferimi i ri Babacar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndeshje spektakolare ka sjellë sonte përballja ndërmjet Atletico Madridit…