Koci: Demonstratat e 81-shit nisen kthesën e madhe historike
11 mars 2021
| 12:30
Ish i burgosuri politik, Gani Koci, ka përkujtuar demonstratat e vitit 1981.
Koci, i cili ishte njëri nga organizatorët e atyre demonstratave, ka vlerësuar se para 40 vitesh ka nisur kthesa e madhe historike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo kthesë nuk u ndal deri në çlirimin e Kosovës.
Postimi i plotë i Kocit:
11 Marsi 1981!
Sot e 40 vjet më parë nisi, si uragan, kthesa e madhe historike, për ta përmbysur robërinë! Nisi dhe nuk u ndal për asnjë çast, deri në çlirimin e kësaj pjese të Atdheut të ndarë!
Jam krenar që i takoj kësaj epoke edhe si gjeneratë edhe si akter i drejtpërdrejt, që solli Epokën e lavdishme të UÇK-së, dhe lirinë e Kosovës!