Koci: Haradnaj do ta ratifikojë demarkacionin
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka bërë me dije se demarkacioni me Malin e Zi do të kalojë.
Në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo do të ndodhë fal kapaciteteve prej lideri të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Statusi i plotë i Arianit Kocit:
Haradinaj ka kapacitet prej lideri dhe demarkacionin do ta ratifikojë
Prej Ramush Haradinaj presim vendime që janë jo të lehta, por që janë në frymën dhe orientimin e partneritetit strategjik me aleancën veri-atlantike.
Në fakt, Ramushi ka kapacitet prej lideri të vërtetë që temat e mëdha, duke e përfshirë demarkacioni t’i shtyj përpara, pa e dëmtuar Kosovën. Rrjedhimisht, edhe çështja e liberalizimit të vizave do të kalojë në fazën finale.
Natyrisht, kemi fatin që kryeministri malazias, Dushko Markoviq, një prej politikanëve më të ndershëm të Ballkanit, së bashku me z. Gjukanoviq, po tregojnë vullnet që në frymën e fqinjësisë të mirë, ta zgjedhin demarkacionin.
Prandaj, po, demarkacioni kalon!