Koci: Kam informata se në rastin Banjska ka edhe më tepër të përfshirë, nuk di a do të ngritet edhe një aktakuzë

09 tetor 2024 | 11:44

Pas përfundimit të seancës së dytë dëgjimore në kuadër të rastit terrorist të Banjskës, ku në gjykatë sot (e mërkurë) janë paraqitur tre nga të akuzuarit, para mediave është deklaruar avokati Arianit Koci.

Koci, i cili është përfaqësues i familjes së zyrtarit policor të vrarë në këtë rast, Afrim Bunjaku ka thënë se janë evituar të gjitha pengesat procedural dhe se tash të akuzuarit i kanë 30 ditë afat me i kundërshtuar provat dhe me bë kërkesë të hedhjes së aktakuzës.

“Prej tre të akuzuarve, dy nuk u deklaruan fare që do të thotë se nuk e kanë pranuar fajësinë, i treti tha fare s’kam lidhje me këtë aktakuzë e kinse është future pa ndonjë provë aty. Unë si përfaqësues i familjes së oficerit të familjes Bunjaku pres që të dënohen të gjithë pasi ka prova të pakundërshtueshme dhe është e qartë që në fillim. Kam informacione se janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, por a do të ngritët një aktakuzë e re apo do të zgjerohet kjo, mbetet në strategjinë e prokurorit. Hetimet për këtë rast në mënyrë të vrullshme dhe intensive po vazhdojnë”, ka thënë Koci.

Ai ka thënë se Gjykata Supreme i dinë punët e veta a do ta zgjedhë këtë rast, do ta jap mendimin e vetë kur e sheh të përshtatshme.

“Besoj se po e trajtojnë me prioritet, kurse sa i përket 42 personave të tjerë të akuzuar në këtë rast për ta më jetë nuk ka ata gjithmonë janë në kërkim të kuq, apo të Interpolit. Ata jo që s’mund të dalin nga Serbia, por pres që Serbia t’i dorëzojë në Kosovë. Realisht ky do të jetë një prej kushteve bazike që të vazhdojë më tutje ose në organizata ndërkombëtarë, apo edhe në BE”, ka thënë Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se…