Koci: Kurti, kryeministër nga shtatori i këtij viti

07 janar 2021 | 14:07

Avokati Arianit Koci ka thënë se Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës nga shtatori i këtij viti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Albin Kurtit mund të mos i lejohet në këtë fazë të kandidoj në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik.

Sipas tij, me kritere të vendosura gabimisht, mund të mos e lejojnë Kurtin që të bëhet edhe kryeministër, duke u thirrur në arsye morale.

Ai ka vlerësuar së nga shtator 2021, kur Kurtit i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotfuqishëm, nuk ka interpretim juridik  që ia ndalon të bëhet kryeministër.

Postimi i plotë i Kocit:

Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti

– Albinin mund të mos e lejojnë në këtë fazë të kandidoj në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, e duke e mos e marrë parasysh Kodin Penal në një çështje penale;

– Albinin mund më pastaj, me kritere të vendosura gabimisht, të mos e lejojnë edhe të bëhet kryeministër, duke u thirrur në mes tjerash edhe në arsye morale: “si mund të jesh i përshtatshëm për kryeministër, kur nuk je i përshtatshëm për deputet, e deputetët duhet të të votojnë?”.

Por, proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.

Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese.

Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale.

Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti.

Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar një…