Koci për vrasjen e 18-vjeçarit: Rrethi ynë ka nevojë të shokohet, le t’i shohim të gjithë frytet e degradimit të shoqërisë

21 janar 2024 | 20:50

Avokati kosovar, Arianit Koci ka bërë një reagim në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë dhe pamjeve tronditëse të momentit që i mori jetën nga dy të mitur, duke e rrahur me shkop.

Koci thotë se të gjithë janë tronditur, por sipas tij rrethi ynë ka nevojë të shokohet pasi siç thotë ai duhet të shihen të gjithë frytet e degradimit të shoqërisë.

“Dhuna, rrena, mashtrimi dhe agresiviteti kultivohen çdo ditë dhe në të gjitha poret e jetës. Vetëm përcjellini komentet në portale: sharje, kërcënime, tallje dhe “kungja”. Njejtë është situata edhe në rrjete sociale. Thuaja askush askujt, nuk ia thotë një fjalë të mirë”, shkruan tutje Koci.

Shkrimi i plotë:

Kushdo që i ka parë pamjet e rrahjes brutale e të riut në Podujevë, është tronditur.
Me të drejtë!
A kanë gabuar mediat që i kanë publikuar pamjet e krimit brutal?
Jam në dilemë.
Por, një gjë e di, rrethi i ynë ka nevojë të shokohet. Le t’i shohim të gjithë frytet e degradimit të shoqërisë.
Dhuna, rrena, mashtrimi dhe agresiviteti kultivohen çdo ditë dhe në të gjitha poret e jetës. Vetëm përcjellini komentet në portale: sharje, kërcënime, tallje dhe “kungja”. Njejtë është situata edhe në rrjete sociale. Thuaja askush askujt, nuk ia thotë një fjalë të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë –…