Koci: Shumë prej pretendimeve të raportit të Martyt janë nga Serbia

05 nëntor 2020 | 13:47

Avokati Arianit Koci ka thënë se ka informacione të sakta se shumë prej pretendimeve të raportit të Dick Martyt, mbi të cilat janë ngritur aktakuzat nga Dhomat e Specializuara, janë prej pretendimeve direkte të marra nga Serbia, e që nuk janë të vërteta, janë të falsifikuara.

Ai beson se në gjykatë do të demantohen të gjitha këto.

“Më vjen keq që është konfirmuar aktakuza ndaj z. Thaçit, z. Kadri Veseli e të tjerëve, por kjo mjegull e krijuar me raportin e Dick Martyt duhet të pastrohet. Është ditur që prej momentit kur Marty ka deponuar këtë raport, se duhet të merremi me këtë çështje. Në fillim nuk është marrë seriozisht me këtë raport, tash po shihet se ka qenë serioze, edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Kam informacione të sakta se shumë prej pretendimeve të këtij raporti janë direkt të marra prej Serbisë. Pra aty ka prova që nuk janë të vërteta, janë të falsifikuara, tani në gjykatë këto do të demantohen të gjitha”, ka thënë Koci për KTV-në.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pas ngritjes së aktakuzave…