Koci: Spekulimet të ndalen, trupi është i Faton Hajrizit
09 gusht 2024
| 15:26
Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se kufoma që u soll mbrëmë nga Serbia është pa asnjë dyshim e Faton Hajrizit. Ai për këtë ka kërkuar që të ndalen spekulimet sepse familja po lëndohet më shumë.
“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit! Prej sot, spekulimet duhet të ndalën! Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë. Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit. Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka thënë Koci.