Kodi i harruar i kryeministrit, disa deputetë të LV-së janë kundër
Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të formuar një shumicë parlamentare që të mbështesë këtë nismë.
Ky angazhim u shpreh në një fjalim të mbajtur në Berlin, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Partia Socialdemokrate gjermane.
Kur ky projektligj u soll në Kuvend kohë më parë nuk gjeti miratim nga disa deputetë të “Lëvizjës Vetëvendosje”.
Se a do ta votonin këtë ligj nëse vjen sërish në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit, janë deklaruar deputetë nga pozita e opozita të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre.
Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku kishte abstenuar në seancën për votimin e projektligjit për Kodin Civil, e njëjta ende nuk ka vendosur se si do të votojë në rast se vjenë sërish ky ligj.
Ajo ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse ky projektligj ka pësuar ndryshime.
“Nuk e di se a ka pësuar ndryshime ky projektligj, ende nuk kam vendosur për votën e këtij projektligjit”, u shpreh Tishukaj-Sadiku.
Në lidhje me votimin e Kodit Civil, është deklaruar edhe Burim Karameta, i cili ka thënë se përgjigja mbetet e njejtë me herën e kaluar, pra ai kundërshton votimin e Kodit Civil.
“Përgjigja për votimin e Kodit Civil mbetet e njejtë”, deklaroi Karameta.
Për Front Online lidhur me Kodin Civil është deklaruar edhe deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Alban Bajrami I cili tha se tema në fjalë është e harxhuar.
“Nuk kam përgjigje,tema për votimin e Kodit Civil është e hargjuar”, tha Bajrami.
Në lidhje me votimin e Kodit Civil janë deklaruar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ku deputeti Pal Lekaj ka folur në emër të këtij subjekti duke deklaruar se AAK-ja nuk do ta votojë Kodin Civil.
“AAK nuk do ta votojë Kodin Civil”, tha Lekaj.