Koeman: Askush nuk mund të fajësohet individualisht

12 maj 2021 | 15:09

Barcelona ka dështuar që të marrë kreun e tabelës në La Liga, pasi barazoi 3-3 ndaj Levantes.

Trajneri Ronald Koeman ka thënë se i gjithë ekipi nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar dhe se askush nuk mund të akuzohet në mënyrë individuale.

“Askush nuk mund të fajësohet individualisht. Ishte e gjithë ekipi që nuk ka qenë në nivelin e tyre për sa i përket mbrojtjes. Pranimi i tre golave në 45 minuta është shumë për këtë ekip. Duhet të vazhdojmë, të përgatitemi për dy ndeshjet e ardhshme dhe sezonin e ardhshëm. Por së pari, duhet të reflektojmë në takimin që humbën”, ka deklaruar Koeman.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…