Koeman: E refuzova Barçën për Holandën
04 mars 2020
| 17:21
Ronald Koeman ka thënë se ka refuzuar mundësinë për të drejtuar Barcelonën, për të mbetur i fokusuar te Kombëtarja e Holandës.
Koeman, i cili kaloi gjashtë sezone te Barcelona si lojtar, ka bërë me dije se i është ofruar posti i trajnerit për të zëvendësuar të shkarkuarin Ernesto Valverde. Barcelona pas refuzimit të Koeman, ka zgjedhur ish-trajnerin e Real Betisit, Quique Setien. I pyetur nëse i është ofruar mundësia për të drejtuar gjigantët katalan, Koeman është përgjigjur: “Po. Por unë thash ‘jo’, sepse jam me ekipin kombëtar”.