Koeman: Edhe kampionatin e ardhshëm do të jam trajner i Barçës
24 maj 2021
| 17:44
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, beson se do të vazhdojë të jetë trajner i “Blaugranëve”.
Barcelona doli nga gara për titull në dy ndeshjet e fundit ku u mposht nga Celta Vigo dhe barazoi me Atletico Madridin dhe Levanten duke përfunduar në vendin e tretë në La Liga.
“Nuk besoj të jetë ndeshja ime e fundit me Barcelonën, kam një kontratë edhe për vitin e ardhshëm”, ka thënë Koeman. “Jam i qetë, nëse klubi ka vendosur diçka ndryshe duhet të ma thotë. Kur i përgjigjeni për shumë kohë një pyetjeje, është normale që të jesh i lodhur”, ka shtuar Koeman.