Koeman: Gara për titull do të jetë e hapur deri në javën e fundit

15 mars 2021 | 12:07

Ronald Koeman beson se gara për titullin në La Liga do të zgjasë deri në javën e fundit. Skuadra katalanase për momentin mban vendin e tretë në tabelën e renditjes, 7 pikë larg nga Atleticos kryesuese.

“Blaugranat” do ta sfidojnë Huescan të hënën në mbrëmje për të ngushtuar më shumë diferencën.

“Kam thënë gjithmonë se do të jetë një sezon i gjatë. Pikët për Atleticon në pjesën e parë të sezonit nuk ishin normale. Ata janë të fortë dhe shumë efektivë. Pasi humbëm në transfertën ndaj Cadizit, kemi shumë për të mësuar. Gara për titullin mund të shkojë deri në javën e fundit dhe do të jetë shumë e vështirë për ne, Atleticon dhe Real Madridin. Skuadra jonë ka shumë potencial sepse kemi shumë kualitet që mund të ndryshojnë gjërat. Flitet shumë për të rinjtë, por duhet ta theksojmë cilësinë, përkushtimin dhe energjinë e lojtarëve më të vjetër si Leo [Messi], [Sergio] Busquets, [Jordi] Alba, Sergi Roberto, [Gerard] Pique … Në përgjithësi ekipi ka shumë potencial”, ka deklaruar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se…