Koeman: Gjermania ishte superiore, e merituan fitoren
15 tetor 2024
| 16:19
Holaanda pësoi humbje nga Gjermania në ndeshjen e Ligës së Kombeve (1-0).
Skuadra e Julian Nagelsman, pavarësisht mungesave të rëndësishme në këtë ndeshje ia doli të marrë 3 pikë ndaj “tulipanëve”, që pothuajse hipotekojnë vendin e parë në grupin A3, teksa kryesojnë me 10 pikë, 5 pikë më shumë se sa Holanda dhe Hungaria.
I zhgënjyer ndërkohë ishte tekniku i “tulipanëve” Ronald Koeman, që pranoi supremacinë e Gjermanisë në këtë ndeshje: “Ata ishin më të mirët e merituan. Fizikisht treguan që ishin një hap para nesh. Duhet të ushtronim më shumë presion, ndoshta u futëm në fushë disi të frikësuar”.