Koeman: Jemi gati për PSG-në

14 shkurt 2021 | 12:23

Trajneri Ronald Koeman ka thënë se Barcelona është gati për sfidën e Ligës së Kampionëve pas fitores 5-1 të marrë në La Liga kundër Alavesit.

Strategu i katalanasve është shprehur se ndeshja me PSG-në vjen në momentin e tyre më të mirë.

“Ndeshja me PSG vjen në momentin më të mirë. Jemi në një moment të mirë dhe jam i bindur se do të jetë një sfidë e ekuilibruar. Më mirë të mos flas më për VAR. Duhet të kemi një lente zmadhuese për të parë nëse ishte pozicion jashtë loje ose jo. I kam parë disa herë pamjet dhe mendoj se nuk ishte pozicion jashtë loje”, ka deklaruar Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli,…