Koeman: Ndaj PSG-së pres fitore

16 shkurt 2021 | 14:07

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se pret dy ndeshje interesante kundër skuadrës franceze, PSG.

“E kemi pritur me shumë entuziazëm shortin. Pres dy ndeshje interesante dhe të bukura. Do të jetë një përballje e fortë, pasi dihet që PSG ka një ekip të fortë, por edhe ne jemi rritur shumë në muajt e fundit. Nuk e di se si do të luajnë ata, mbetet për t’u parë në fushë. Ata janë një ekip që pëlqejnë të dominojnë në lojë, po ashtu edhe ne. Francezët do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, pasi luajnë në transfertë, por neve do të na pëlqente të merrnim një rezultat sa më të mirë”, ka thënë Koeman.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Specializuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Jack…