Koeman shtrohet në spitalin e Amsterdamit

03 maj 2020 | 23:59

Trajneri i Kombëtares Holandeze, Ronald Koeman është shtruar me urgjencë në spital në Amsterdam, pasi kishte problem me zemrën, raportojnë mediat vendase.

Tekniku 57-vjeçar ishte shtruar me shpejtësi në repartin e terapisë koronare, ndërsa burimet spitalore bëjnë me dije se për momentin tekniku është i vetëdijshëm dhe gjendja është drejt stabilizimit.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i Koeman fillimisht dhe më pas edhe nga bashkëshortja e tij Bertina, e cila ndodhet gjithashtu në spitalin e Amsterdamit, për t’i qëndruar pranë të shoqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka përcjellur një mesazh…