Koeman: Shpresoj që të mos ketë qenë ndeshja e fundit e Messit në ‘Camp Nou’

17 maj 2021 | 16:22

Barcelona humbi me rezultatin 1-2 në shtëpi ndaj Celta Vigos, duke dalë përfundimisht nga gara për titullin kampion, ndërsa ky takim mund të ketë qenë i fundit për Lionel Messin në “Camp Nou”, pasi argjentinasit i përfundon kontrata në qershor dhe deri tani nuk ka sinjale për rinovimin e saj. Në përfundim të sfidës, trajneri Ronald Koeman foli edhe për 6 herë fituesin e Topit të Artë.

“Shpresojmë që të mos ketë qenë ndeshja e fundit e Messit në “Camp Nou”, sepse ai mbetet më i miri në botë dhe e tregoi këtë edhe sot. Ia ka dalë të shënojë 30 gola në sezon dhe është shumë e vështirë të luajmë pa të. Gjithsesi për të ardhmen duhet të pyesni vetë Messin, pasi sa më përket mua dhe klubit, duam shumë që ai të vazhdojë”, deklaroi Koeman.

Ylli argjentinas provoi të largohej nga klubi katalan verën e kaluar, pas problemeve të shumta me ish presidentin Josep Bartomeu, por pikërisht ky i fundit bllokoi gjithçka, duke kërkuar respektimin e kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,…