Koeman: Të qenit trajner i Barcelonës shkakton problem shëndetit mendor

09 shkurt 2024 | 11:42

Trajneri i kombëtares holandeze, Ronald Koeman është dakord me Xavi Hernandez lidhur me pozitën e trajnerit të Barcelonës.

Tekniku holandez ka deklaruar se të qenit trajner i Barcelonës i shkakton probleme shëndetit mendor.

“Të qenit trajner i Barcelonës shkakton problem shëndetit mendor. Është detyra më e vështirë që kam pasur në karrierë, e kam vuajtur shumë sepse kishte presion dhe stres”, ka thënë Koeman.

“Unë kam pasur një marrëdhënie konfliktuale me Laportan, ndryshe nga Xavi. E kuptoj. Ai kishte qenë vetëm në Katar dhe më pas kaloi në Barcelonë. Nuk ishte mësuar me kritika, kishte marrë vetëm lëvdata. Dhe pastaj shtypi drejton një armë drejt jush. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, është faji i trajnerit. Edhe unë kam vuajtur të njëjtin stres dhe presion”, ka deklaruar Koeman.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.T.SH "E&B Engineering" me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme…