Koemani dënohet me dy ndeshje

30 prill 2021 | 16:27

Ronald Koeman është dënuar për dy ndeshje pas kartonit të kuq që ka marrë në ndeshjen ndaj Grandas.

RAC1 raporton se Koeman është sanksionuar për 2 ndeshje për shkak se i ka thënë “çfarë karakteri” gjyqtarit të katërt.

Kështu, trajneri holandez do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës. “Blaugranët” do të luajnë ndaj Valencias në udhëtim, derisa do të presin Atletico Madridin më 8 maj.

Të dy këto ndeshje mund të jenë përcaktuese për titullin e La Ligas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS ka filluar projektin investiv në rrugën 'Muharrem Fejza' në…