Koemani dëshiron të bëhet trajner i Barçës
21 tetor 2019
| 12:18
Ronald Koemanit në klauzolën e tij i lejohet që të kalojë te Barcelona edhe pse ka kontratë me kombëtaren e Holandës deri në vitin 2022.
Trajneri holandez kishte bërë 264 paraqitje në gjashtë sezone të kaluara te blaugranasit si lojtarë. Ai fitoi dhjetë trofe të mëdhenj sa ishte te katalunasit, përfshirë këtu golin e shënuar ndaj Sampdorias në vitin 1992 në Kupën Evropiane në “Wembley”.
Holandezi gjithmonë ka bërë me dije se dëshiron të bëhet trajner i Barcelonës, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur bisedime konkrete. Kampioni i La Ligës po mendon që ta shkarkojë Ernesto Valverden dhe Koeman shihet si kandidati kryesor.