Koemani e dëshiron Depayn në Barcelonë
21 gusht 2020
| 16:56
Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay, të cilin ai e drejtoi në nivel ndërkombëtar te Holanda.
Detajet janë përshkruar në një raport nga radiostacioni katalanas RAC1, i cili pretendon se holandezi është opsioni i preferuar i Koeman për të forcuar sulmin e tij këtë verë.
26-vjeçari shënoi 11 gola në 16 ndeshjet e tij të fundit për kombëtaren e Holandës dhe gjithashtu është zhvilluar si lojtar te Lyoni, duke shënuar 53 gola në 136 paraqitje. Depay në këtë edicionin e ndihmoi Lyonin të kualifikohet deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.