Koemani e dëshiron Lukakun te Barça

26 mars 2021 | 13:04

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, po kalon një sezon të shkëlqyer në Serie A.

Belgu është në një formë të shkëlqyer dhe po udhëheq ziklatrit tek titulli kampion, ku padyshim ai është një nga protagonistët kryesorë.

Paraqitjet e tij janë vënë re dhe tek klubet e tjera të mëdha të Europës dhe tashmë është Barcelona ajo që e kërkon bomberin. Sipas raportimit të “Calcio Mercato”, Ronald Koeman kërkon të forcojë repartin e sulmit dhe Lukaku konsiderohet si emri i duhur.
Kujtojmë që edhe Manchester City është lidhur me transferimin e yllit të Interit, por deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt zyrtar.

27-vjeçari është në kontratë me klubin italian deri në vitin 2024 dhe vlera e kartonit të tij vlerësohet plot 90 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Një tragjedi shqiptare” është libri më i ri i bashkëvendësit…