
Koemani largon katër yje nga Barça
24 gusht 2020
| 23:16
Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman tashmë ka njoftuar katër yjet e skuadrës se nuk do të jenë në planet e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari spanjoll Alfredo Martinez në llogarinë e tij në “Twitter”.
Emrat që tashmë priten të largohen nga katalunasit janë: Suarez, Rakitiq, Vidal dhe Umtiti.