Koemani: Një pikë është më mirë se asgjë
Barcelona barazoi ndaj Granadas (1-1) në La Liga, kurse trajneri Ronald Koeman ka thënë se më mirë është barazimi se humbja. Trajneri holandez e pranoi se nuk e kishte të lehtë skuadra e tij ndaj një kundërshtari që mbrohej gjatë gjithë kohës.
“Përpara ndeshjes mendonim se do të fitonim, aq më shumë që luanim në fushën tonë. Por nisja e ndeshjes nuk ka qenë ajo që donim dhe kjo na ka kushtëzuar deri në fund. Nuk është e lehtë të gjendesh në disavantazh pas dy minutash dhe me një kundërshtar që mendonte të vononte lojën që pas minutës së dytë. Dua të vlerësoj ekipin për personalitetin e treguar dhe vendosmërinë për të arritur rezultatin me çdo kusht, por nuk ishte e lehtë përballë një skuadre që mbronte me shumë forca. Jemi të zhgënjyer, por të paktën barazuam. Gjithmonë një pikë është më mirë se asgjë”, ka thënë Koeman.
Pas katër ndeshjeve, Barcelona renditet në vendin e shtatë me 8 pikë.
/Epoka e re/