Koemani shkarkohet pas ndeshjes ndaj Atleticos
01 tetor 2021
| 12:02
Skuadra e Barcelonës pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik. Kjo skuadër nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion sidomos në Ligën e Kampionëve ku ndodhen në pozitën e fundit në grup pas dy ndeshjeve të para. Kjo ka bërë që drejtuesve të klubit të ju humb durimi për trajnerin Ronald Koeman.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Koeman do të shkarkohet pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit që luhet të shtunën.
Presidenti i klubit Joan Laporta ka mbetur i befasuar nga holandezi pasi beson që ekipi i tyre mund të bëjë më shumë me një trajner tjetër në krye. Si emra të mundshëm për të zëvendësuar Koeman në stolin e Barçës po përmenden Xavi, Roberto Martinez dhe Andrea Pirlo.