Koha do ta dëshmojë sa gabimet i ka bërë Kurti në veri
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se koha do të zbulojë pasojat e gabimeve të bëra nga qeveria për veriun e Kosovës.
Tutje, Limaj ka shprehur shqetësim për të ardhmen e Kosovës dhe ka paralajmëruar se ato gabime mund të shoqërohen me pasoja të mëdha.
”Koha do ta dëshmojë sesa gabimet i ka bërë atje, shumë gabime ka bërë atje. Shumë të lezetshme janë për tu parë tani. Tash a din çka tash çka do që flet një njeri atje është duke jetuar një produkt të përkohshëm. Përtej qasaj unë po shoh keq për vendin tonë. Ka me na kushtu”, tha Limaj.
Limaj në RTV21 ka deklaruar se Koalicioni për Kosovën Fituese do t’ia kthejë Kosovës rolin e zbehur në diplomaci, teksa ka shtuar se do t’i kryejnë detyrat e shtëpisë.
“Duhet me ndërtu një komunikim tjetër një komunikim të mirëbesimit dhe të serioziztetit dhe qëndureshmerisë, dhe unë besoj që ne përtej masave Kosovës mund të ia kthejm rolin se ju ka zbehur shumë në diploamci, me u pa vendi jonë me dashamirësi, do t’i kryejmë detyrat e shtëpisë”, tha Limaj.
Ai tutje ka shtuar se ”Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit te ka lënë obligime, ka pak hapisirë për ndryshim atu, prandaj na duhet një ekip e meqme politike dhe me dalë me propozu një status siç duhet”.