Koha e traditës
Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago
Nikolla Pashiqi: Shqiptarëve me ua mbyllë odat…!
Në kohën e pushtimeve të tokave shqiptare (Kosovës) nga regjimi vrastar deri në shkallë të gjenocidit të Serbisë, kryeministri i shfrenuar antishqipar Nikolla Pashiqi në Beograd, pati dhënë urdhër për mbylljen e odave shqiptare.
Për urdhërin e tij, N.Pashiqi e kishte dërguar një ,,komision,, (sic!) për të parë nga afër se çfarë bëjnë e çfarë bisedojnë shqiptarët në odat e tyre…?
Ky farë ,,komisioni,, pasi e vështroi mirë e mirë,odat shqiptare në Kosovë,u kthyen në Beograd dhe i raportuan kryegjelatit antishqiptar Nikolla Pashiqi.
Në odat shqiptare, ata tubohen dhe bisedojnë për hallet e jetës, të familjes,të traditës, të historisë dhe, ata para brezit të ri shqiptar po u thoshin, ky regjim është i huaj, ky regjim na ka pushtua tokën e Kosovës tonë…Këto ishin bisedat e burrave shqiptar në odat e veta, kyreminsitër Nikolla Pashiq, i thanë në raportin e tyre ata të ,,komisionit,,!
Nikolla Pashiqi pasi e dëgjoi raportin e ,,komisionit,, u përgjigj shkurt në gjuhën serbishte, që as Zoti nuk e kupton: Shqiptarëve me ua mbyllë odat…!
(Dhjetor, 2024)