Koha gjithmonë me jep të drejtë
Shkruan: Astrit Gashi
Unë isha ndër të parët që i kërkova Ali Ahmetit të dorëhiqej dhe të ristrukturonte partinë! E paralajmërova se ishte e domosdoshme të largonte servilët dhe të dëgjonte zërin e reformatorëve brenda partisë.
Kjo ishte një mundësi e artë për ta shpëtuar partinë dhe për ta rikthyer atë në shinat e vlerave kombëtare dhe morale. Por sot është tepër vonë!
Njerëz të lidhur me shërbimin sekret maqedonas i vunë flakën BDI-së. Ata e kthyen atë në një instrument të interesave të errëta dhe në shërbim të strukturave antishqiptare. Në këtë gjendje, BDI nuk ka asnjë të drejtë morale apo kombëtare të flasë në emër të shqiptarëve! Ajo e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar interesat e popullit shqiptar.
Unë kurrë nuk kam bërë kompromis me krimin! Parimet e mia dhe angazhimi im për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo ku ndodhen ata kanë qenë gjithmonë të qarta dhe të pandryshuara. Shqiptarët meritojnë një përfaqësim të ndershëm, të pastër dhe të përkushtuar ndaj interesave kombëtare.
Tani është koha që shqiptarët të kërkojnë llogari nga të gjithë ata që kanë tradhtuar besimin e tyre. Rrugëtimi për drejtësi, dinjitet dhe barazi nuk ndalet këtu. Shqiptarët janë më të vetëdijshëm se kurrë për ata që i kanë shërbyer interesave të errëta dhe janë të vendosur të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur!
Gjaku i derdhur për liri i zënë frymën secilit që shkel këto vlera!