Koha ka ndaluar për modelen e njohur! 51 vjeçe dhe super seksi
Ajo është 51 vjeçe por në fakt duket se koha ka ndaluar për të, pasi shfaqet gjithmonë e më në super formë. Është fjala për modelen e njohur, Helena Christensen, e cila herë pas here mahnit ndjekësit e shumtë me format trupore fenomenale.
Së fundmi, 51-vjeçarja seksi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me disa postime të bëra në rrjetet sociale. Ajo shfaqet me një palë rroba banje të zeza teksa pozon buzë detit. “The Sun” shkruan se ajo ka realizuar një set fotografik për markën e saj “Staerk & Christensen”.
Por, të qenit vazhdimisht para kamerës nuk ka qenë gjithmonë në preferencat e ish-modeles së “Victoria Secrets”. “Kur më ofruan për herë të parë këtë punë, kur isha vetëm 20 vjeç, mendoja se ishte gjëja më e keqe e mundshme. Më dukej e çuditshme një punë ku në thelb qëndron kamera dhe ka një ekip të tërë njerëzish, të cilët të ndryshojnë totalisht mënyrën se si dukesh. Dukej një ide e çuditshme”, ka rrëfyer më herët ish-modelja e “Victoria Secret”.