Koha ka ndaluar për Rozana Radin, poston fotot me rroba banje
26 gusht 2021
| 11:43
Duket se mosha është thjesht një numër për këngëtaren e dashur për publikun, Rozana Radi. Ajo prej disa ditësh ndodhte me pushime në Mykonos të Greqisë, nga ku ndan me ndjekësit foto e video të shumta.
Nuk kanë munguar gjithashtu as fotot me rroba banje, ku në pah nxjerr linjat e saj trupore.
Këngëtarja këtë verë ka postuar sistematikisht foto nga pushimet dhe është komplimentuar nga fansat për formën e mirë që paraqet.