Koha kur Erdogani e shëtiste Edi Ramën me Mercedes nëpër Turqi
Më 1 qershor të vitit 2016 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte për një vizitë zyrtare në Turqi.
Atje Rama u prit nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili për disa minuta u bë edhe shofer i Ramës.
Erdogan e Rama morën pjesë në inaugurimin e urës së katërt më të gjatë pezull në botë, e quajtur “Osman Gazi”, e cila është 2.6 kilometra e gjatë.
Ura ishte në ndërtim që prej vitit 2013. “Duhej ta kishim ndërtuar të paktën 50 vjet më parë,” tha Erdogan për urën në gjirin Izmit, njofton Klankosova.tv.
Projekti kishte kushtuar 9 miliardë dollarë. Ajo shkurton kohën e udhëtimit nga Stambolli për në Izmir nga 9 orë në vetëm 3.5 orë.
Ndërsa dje Erdogani ishte në Shqipëri për të dhuruar çelësat e shtëpivë të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.