Koha kur Hamëz Jashari u rrëfente medieve të huaja për sulmet serbe në Kosovë

23 janar 2022 | 08:38

“Serbia nuk do paqe”, thoshte në vitin 1998 Hamëz Jashari për mediet gjermane dhe kroate të asaj kohe.

Sulmi i para 24 vjetëve i forcave serbe mbi familjen e heronjve Adem e Hamëz Jashari, nuk mbeti i padokumentuar.

Disa ditë pas sulmit të asaj kohe, Hamëz Jashari foli për mediat kroate dhe gjermane, duke treguar se si ndodhi sulmi, transmeton Albinfo.ch.

Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve…Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atë kohë Hamëz Jashari në një video, të cilën e ka shpërndarë djali i tij, Bekim Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Britanisë së Madhe ka publikuar një njoftim ku thotë…