“Koha për Greqinë ta ndjek rrugën e Izraelit, ta njoh Kosovën”

19 shkurt 2021 | 23:03

Analisti politik, Akri Çipa, nëpërmjet një opinioni editorial për mediumin ‘The Brussels Times’ ka kërkuar nga Greqia që ta ndjekë rrugën e njëjtë, sikurse Izraeli, dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Çipa, në OP-ED-in e tij për mediumin belg, thotë se njohja diplomatike e Kosovës përveç se do ta rreshtonte Greqinë në një linjë diplomatike me SHBA-të, ajo do të çonte një mesazh të fortë tek pesë vendet e BE’së që nuk e njohin atë, përcjell Gazeta Express.

“Greqia ka mundësinë të kontribuojë në thyerjen e ngërçit aktual dhe injektimin e energjisë pozitive që mund të ndihmojë në lehtësimin e zgjidhjes së konfliktit. Një veprim i tillë me siguri do të mirëpritet nga shumica e vendeve perëndimore, si dhe institucionet e BE-së”, argumenton ai, teksa flet për dialogun Kosovë-Serbi.

Tutje, njohësi i çështjeve ka thënë se ndryshe nga vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën, Greqia ka institucione diplomatike në shtetin përkatës.

“Ndryshe nga shtetet jo-njohëse të tjera të BE-së, Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse në Kosovë, në nivel ambasadorësh dhe ka theksuar se kërkon të forcojë marrëdhëniet ekonomike. Vizita e Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Kosovë në tetorin e kaluar u përqëndrua në perspektivën e rajonit në BE dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, argumentohet më tej.

“Vendosja e lidhjeve Kosovë-Izrael vendosi një precedent të rëndësishëm. Athina do të vepronte mençur po të merrte mësime prej saj”, përfundon ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka rikthyer…