‘Koha për të festuar’, tifozët të kënaqur me ‘largimin’ e Muriqit

29 janar 2022 | 17:59

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi mund të quhet praktikisht i larguar nga skuadra e Lazios.

Sulmuesi kosovar pritet të luajë pjesën e mbetur të sezonit në La Liga, aty ku skuadra e Mallorca ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Muriqi ka udhëtuar sot në drejtim të Mallorcas për të kryer testet mjekësore, kurse nesër pritet të jetë edhe dita kur do të zyrtarizohet tek skuadra e re.

Ky lajm duket se ka gëzuar pa masë edhe tifozët e Lazios, të cilët nuk janë aspak të kënaqur nga forma e treguar e sulmuesit në Seria A, dhe për t’i vënë kapukun ka menduar një tifoz i cili ka postuar një fotografi ku shihet tavolina e mbushur me mbishkrimin “Muriqi jashtë”, duke aluduar që kjo është arsyeja e festës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Radio Televizonit të Kosovës (RTK) ka arpovuar propozimin…