‘Koha për të vepruar është tani’, ambasada italiane ul flamujt në gjysmështizë në nderim të grave të vrara

17 prill 2024 | 11:50

Ambasada e Italisë në Kosovë sot (e merkurë) ka ulur në gjysmështizë flamujt e saj në kujtim të grave dhe vajzave që u vranë nga dhuna me bazë gjinore.

Ambasada ka bërë me dije se i dënon rastet e fundit që ndodhën këtë javë ku dy gra u vranë dhe tha se koha për të vepruar është tash.

“Ne i dënojmë fuqishëm rastet e fundit të femicidit në Kosovë. Duke pasur parasysh njoftimin e presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e ditë zie kombëtare, ne kemi ulur flamujt tonë në gjysmë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave që humbën jetën nga dhuna me bazë gjinore në Kosovë. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ambasada italiane në platformën “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Gazmend Bahtiri…