Koha për veprime të qëndrueshme mjedisore të kryetarëve të komunave
Shkruan: Dr.sc. Sylejman Berisha
Vendimmarrjet e qëndrueshme mjedisore janë kritere bazike të vlerësimit të përformances menaxhuese të kryetarëve dhe një nga kriteret mjedisore- kusht për integrime evropiane.
Dita e Tokës është vendosur më datë 22 prill të vitin 1970. Kjo ditë u shënua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, kur rreth 20 milionë njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër derdhjes së naftës në Santa Barbara në vitit 1969 që pastaj e quajt “Dita e Tokës”. Marrëveshja e Parisit, për Ditën e Tokës u nënshkrua nga rreth 200 vendeve në 2016, me objektiv të përbashkët për të reduktuar emetimet globale të serave. Që atëherë. Dita e Tokës ka luajtur rol të rëndësishëm në ngritjen e ndërgjegjësimit për probleme mjedisore të shkaktuara nga faktori njeri.
Në Kosovë, kjo ditë po shënohet dhe manifestohet në forma të ndryshme nga kryetarët e komunave, nga shoqata joqeveritare apo grupe individësh, përmes aktiviteteve të ndryshme të pastrimit të mjedisit, gjelbërimi, mbjelljes së fidanëve, e shumë pak manifestime në formë ekspozitash, koncertesh, vizitash, peticione apo orë edukative me nxënës.
Fig.2. Imazh i ditës së tokës
Kësaj radhe, rastisi të isha pjesëmarrës në manifestimin e Ditës së Tokës në Viti e organizuar nga kryetari dhe strukturave tjera komunale, përmes një aktiviteti simbolik, fillimisht të mbjelljes së disa fidanëve e pastaj aktiviteteve tjera të parapara në agjendën e aktiviteteve- mjedisore përgjatë muajit Prill.
Në aspektin vizuel e simbolik, këso aktivitete të organizuara nga nivelet komunale dhe akterë tjerë, e relaksojnë dhe tentojnë të mbajnë të ngritur ndërgjegjen mjedisore të qytetarëve. Organizimi në këtë formë të aktivitete nga kryetarët e komunave është puna më lehtë që jep efekte momentale, të marketingut sipërfaqësor nëpër media lokale e më gjerë dhe, krijon përshtypjen e angazhimit me aspekte mjedisore të kryetarëve të komunave.
Në fakt, menaxhimi dhe ruajtja e tokës në teritorin e komunës është shumë më shumë se kaq. Do rendisja disa indikatorë tjerë vlerësues që e përcaktojnë angazhimin e përgjegjshëm e serioz të kryetarëve të komunave në vendimmarrje të qëndrueshme mjedisore. Menaxhimin më efikas të departamenteve të komunave do të karakterizonin dhe përcaktonin performancën menaxhuese të qëndrueshme mjedisore të kryetarëve, si;
Zbatimi rigoroz i Planit të Zhvillimit Komunal nga kryetarët. Plani i zhvillimit të komunës është Kushtetutë e zhvillimit të komunës, të cilën kryetarët duhet ta zbatojnë dhe respektojnë me përgjegjësi të lartë, dhe jo sikur aktualisht; të devijohet dhe shkelet pikërisht nga kryetarët në format të cilat janë bërë përditshmëri “shkathtësi e kryetarëve”. Kjo është manifestuar me lejimin e ndërtimeve pa leje të objekteve( nëse ende ka), lejimin e tejkalimit të konditave( mbindërtimet) të parapara në lejet e ndërtimit, mosmenagjimin e ndërtimeve në zonave rurale. Pikërisht zbatimi rigoroz i PZHK-së sjell vendimmarrje të qëndrueshme mjedisore.
Hartimin dhe zbatimin e ligjshmërisë mjedisore. Përmes rregulloreve mjedisore përcaktohen kriteret dhe përgjegjësit mjedisor në nivele komunale. Duke nënkuptuar shqiptimin e masave ndëshkuese për shkelësit e rregullave dhe ndotësit mjedisor( unë, ajër e tokë), sepse komunat kanë mjaft kompetenca të menaxhimit me aspekte mjedisore.
Ngritja e përgjegjësive dhe llogaridhënies të inspektoratit të komunave. Fjala është për inspektorët e ndërtimit, inspektorët e mbikëqyrjes së zbatimit të projekteve në nivel të komunave, inspektorë mjedisor; të cilët bëjnë inspektimin e menaxhimit të mbeturinave nga ndërmarrjet publike, kontrollimin dhe ndëshkimin e hedhjeve ilegale gjithandej skaj rrugëve me mbeturinave inerte, të plastikëve, letrës, si dhe mbeturinave të rrezikshme( vajrave të automjeteve, baterive, e pajisjeve elektronike). Shkaktare e kësaj gjendjeje është edhe mos licencimi i ndërmarrjeve për riciklim të llojeve të ndryshme të mbeturinave të cilat do ti menaxhonin shumë më mirë problemet me mbeturina. Me këso veprime do të zvogëlohej sasia e mbeturinave që po hedhen aktualisht në Deponi pa selektim.
Deponitë aktuale regjionale e komunale janë duke u menaxhuar në formën më të keqe. Këto depone do të mbushen frik dhe do të detyrohemi ti selektojmë pastaj hedhurinat nëpër deponitë e mbushura. Në gjuhën mjedisore mbeturinat janë lëndë të para me vlerë të cilat duhet të përpunohen. Inspektorët komunal janë mbrojtës të ligjshmërisë mjedisore dhe të ndëshkues të veprimeve degraduese mjedisore.
Ngritja e përgjegjësive dhe llogaridhënies së drejtorive komunale. Në shumë komuna drejtorët e drejtorive janë të preferuar politik e më pak profesional dhe zakonisht janë në funksion të realizimit të politikës dhe interesave të kryetarëve. Andaj si të tillë, janë pa autoritet për fushën që e përfaqësojnë. Psh, ka raste që, për punësimet e personelit arsimor e cila është kryekëput përgjegjësi e drejtorisë për arsim, vendos direkt kryetari, sepse ka premtuar punësime paraelektoral. Në këso raste normal, kemi edhe shkelje të ndryshme të rregullores dhe prioriteteve për punësim dhe si rrjedhojë, pas procedurave të ankimimit, kemi raste të fitimit të drejtës për punë të atyre që iu është mohuar e drejta në procedura të vlerësimit për punësim.
Furnizimin me unë të pijes dhe rrjetit të shkarkimit të ujërave të ndotura. Në disa komuna si, p.sh. në komunën e Vitisë është vendosur gjithandej rrjeti i furnizimit me gypa për ujë të pijes, por shumë fshatra janë pa ujë. Sepse, nuk është investuar fillimisht në zgjerimin e kapaciteteve të burimeve ujore për furnizim me ujë. Kësaj situate ja ndihmojnë qytetarët e pandërgjegjshëm që ujisin bashqet dhe tokat me uj për pije. Ata veprojnë lirshëm gjatë tërë sezonit veror, sepse inspektorët përgjegjës komunal nuk kryejnë detyrat e tyre.
Trajtimi i ujërave të ndotura; Ne këtë drejtim, përpos shtrirjes së rrjetit të kanalizimit të ujërave të ndotur të cilat arrijnë të mënjanojnë ujërat e ndotura nga fshatrat dhe derdhja e tyre direkt në lumenj, ende në shumë komuna nuk është ndërmarr ndonjë hap i pastrimit fizik e kimik të ujërave para ato se të shkarkohen në lumenj( përpos, Komunës së Prizrenit, Pejës e Prishtinës ku procesi i pastrimit të ujërave të ndotur është më i avancuar, fal investimeve të jashtme).
Vendimmarrje të qëndrueshme e vendimeve të kryetarëve. Ka shumë rëndësi që kryetarët të marrin vendime të qëndrueshme, të paanshme mjedisore dhe jo selektive. Siç dihet, vendime të qëndrueshme janë ato vendime të cilat gjatë vendimmarrjes shqyrtojnë, marrin parasysh dhe balancojnë aspektet; sociale, mjedisore dhe financiare të rasteve.
Pra, kryetarët e komunave përpos anës simbolike me aktivitete të tilla të ngritjes së vetëdijsimit mjedisor të qytetarëve me rastin e ditëve të caktuara, ata janë të përzgjedhur dhe përgjegjës për pjesën operative të menaxhimit të indikatorëve të lartcekur të mjedisit në komunat e tyre.
Vendimmarrjet e qëndrueshme mjedisore janë kritere bazike të vlerësimit të performances menaxhuese të kryetarëve dhe një nga kriteret mjedisore- kusht për integrime evropiane.