Kohë e veprimeve konkrete
Shkruan: Besarb Blakaj
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës J. F. Kenedy në një moment kishte thënë: “Mos pyet çka bën shteti për ty, po çka bën ti për shte- tin”. E këtë shkrim do të përpiqem ta shtjellojë në këtë frymë, sa bëjmë, dhe sa mund të bëjmë ne, kompanitë e sigurimeve, për shtetin tonë në ndërtim.
Industria e Sigurimeve në vitin financiar 2017 kishte:
86.5 milionë euro të hyra 42.85 milionë euro dëme të paguara
23.5 milionë euro shpenzime
12.6 milionë euro TVSH e paguar
Çka janë sigurimet, apo çka është sigurimi?
Sigurimi (në kuptimin e kësaj tematike), është një mjet mbrojtjeje nga humbja financiare. Një marrëveshje me të cilën një kompania siguron një garanci në kompensimin për humbje, dëmtim, sëmundje të caktuar ose vdekje, në këmbim të pagesës së primit të sigurimit. Fjala sigurim, definicioni sipas ligjit Nr. 05/L-045 Për Sig- urimet në Kosovë, Neni 3 pika 1.27: Sigurim – nënkupton transferimin e një rreziku të mundshëm, të një humbjeje pasurore dhe/ose jo pasurore nga i siguruari te siguruesi, sipas një kontrate sigurimi
SIGURIMET E DETYRUESHME NË KOSOVË
Sipas Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, konkretisht neni 1 i këtij ligji përcakton se: “Ky ligj rregullon sigurimin nga autopërgjegjësia për dëmet e shkaktuara palëve të treta, që me këtë ligj përcaktohet si sigurim i detyrueshëm”, ndërsa, neni 3, pika 1 e këtij ligji përcakton: “Pronari i mjetit motorik para përdorimit të tij duhet të kontraktoj sigurim për mbulimin e përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara palëve të treta në rast vdekje, lëndimeve trupore, dëmtimit të shëndetit apo dëmtimit në pasuri”. Neni 7 i këtij ligji përshkruan që pronari i automjetit duhet të bartë gjithnjë me vete policën e sigurimit të autopërgjegjësisë, ndërsa pika 9, e po këtij neni përcakton: “Në rast se drejtuesi nuk prezanton dëshminë se mjeti motorik është i siguruar, atëherë policia e trafikut, apo zyrtari i deleguar nga policia do të kontaktojë qendrën informative për të verifikuar se mjeti motorik është i siguruar dhe nëse vërtetoh et se mjeti motorik nuk është siguruar në mënyrë të rregullt do të parandalojë shfrytëzimin e mëtejmë të mjetit motorik” Shumë mirë gjithçka deri në këtë fazë. Gjithçka e përshkruar në letër dhe e aprovuar në Kuvendin e Kosovës, me precizitet dhe pa lëkundshmëri. Në një tryezë të organizuar nga Shoqata e Sigurimeve me datë 27 korrik të këtij viti, ku ishin pjesëmarrës Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Ministria e Financave (MF) në nivel të zëvendësministrave, BQK si dhe pjesëmarrës të respektuar, gazetarë të ekonomisë nga mediat kosovare, u përmendën shifra alarmante të veturave të paregjistruara e të cilat njëkohësisht janë edhe të pasiguruara. Në vitin 2004 Industria e sigurimeve e Kosovës aplikoi sistemin “online” të shtypjes së policave të sigurimit të au- topërgjegjësisë, duke përfshirë këtu kontrollimin e policave, sinkronizimin me qendrat e regjistrimit të automjeteve, dëmet në formë “online” dhe shumë shërbime të tjera dhe ishim në një fazë lulëzimi dhe frymëzimi për të gjithë rajonin e më gjerë në këtë drejtim. Shtetet e regjionit na merrnin lakmi në këtë sistem si dhe në organizimin e punës në Kosovë. Ishte privilegj dhe krenari për të gjithë, si për ne në industrinë e sigurimeve ashtu edhe për institucionet tona për këtë të arritur. Jemi në vitin 2018 dhe merremi me probleme të veturave të paregjistruara, në kohën kur të gjitha shtetet e regjionit lëvizin lirshëm nëpër Evropë, ndërsa pronarët e automjeteve që vizitojnë këto shtete, ose dalin në shtetet tjera aty ku na prek ne si industri e sigurimeve janë të pajisura me katronin e gjelbër. Në një konferencë për media, të organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) ditë më parë, na u tret edhe shpresa e vetme jo-politike, ku shoqata e siguruesve austriak ka kthyer përgjigje negative në kërkesën tonë që ta kemi edhe ne mundësinë e lëshimit të kartonit të gjelbërt. Tani do t’i prezantoj disa shifra krahasuese për tregun ko- sovar, krahasuar me tregjet e rajonit: Tabela me shënimet për shpenzim për sigurim për kokë banori në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Serbi, Mali Zi..etj., përqindja (%) e veturave të pasiguruara ndër vite në secilin prej këtyre shteteve.
Duke u bazuar me ligjet në fuqi, nuk na mbetet tjetër përveç që të kërkojmë ndihmë dhe mbështetje nga institu- cionet përkatëse ekzekutive që bashkërisht ta zbatojmë ligjin. Në ligjin për sigurime ceket qartë që BQK ka rol mbikëqyrës për t’i mbrojtur të drejtat e policëmbajtësve. Por, athua çfarë të drejte kemi ne si kompani të sigurimeve, me gjithë atë kapital e mund të investuar dhe kush na mbron neve. Përgjatë viteve kemi paguar padrejtësisht mbi 40 milionë euro për dëmet që janë shkaktuar nga pronarët e automjeteve të pasiguruara. Po ashtu edhe Republika jonë i ka humbur mbi 50 milionë euro të hyra, pikërisht nga mos pagesa e taksave për regjistrim. Në anën tjetër kompanitë e sigurimeve kanë humbur mbi 50 milionë të hyra nga mossigurimi. Veprimet konkrete varen nga të gjithë, institucionet shtetërore e përfshirë ne, si individë. Andaj, çdo person të cilin i janë besuar kompetenca të caktuara në ushtrimin e funksioneve përkatëse qeveritare duhet të zotohet sa i përket industrisë së sigurimeve, të ndërmarrim hapat konkret, sipas rekomandimeve si në vijim:
MINISTRISË SE PUNËVE TË BRENDSHME PËR:
– Rritjen e dënimeve për mos regjistrim të automjetit dhe atë: deri në 7 ditë vonesë, t’iu shqiptohet gjobë 200 €, 7 deri në 15 ditë 500 €, 15 deri në 30 ditë 1,000 €, si dhe mbi 30 ditë vetura konfiskohet.
– Gjobat e grumbulluara nga mos regjistrimi i automjeteve të barten në Fondin e Kompensimit, i cili funksionin në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimeve për mbulimin e dëmeve pikërisht nga automjetet e pasiguruara.
MINISTRISË SË FINANCAVE PËR:
– Dërgimin e menjëhershëm të ligjit mbi të ardhurat e korporatave në Kuvendin e Kosovës për aprovim, ku edhe kompanitë e sigurimeve të trajtohen të barabarta me të gjitha kompanitë e tjera ne vend dhe të tatohen mbi fitimet reale e jo me tatim në qarkullim
– Alokimin e të gjitha mjeteve që i kanë në dispozicion për ndihmesë ndaj popullatës nga katastrofat natyrore, e te cilat sigurohen nga kompanitë e sigurimeve, tek një fond i veçantë, ku ne si Industri do ta merrnim rrezikun shumëfish më të madh për ta siguruar se sa vet mjetet në dispozicion. Nëse Qeveria i ka në dispozicion 10 milionë euro në vit për këto çështje, nëse do të liheshin nën menaxhim të kompanive të sigurimeve ky fond do të 10 fishohej në mbulimin e këtyre dëmeve.
– Ndarjen urgjente te fondit të shtetit për sigurimin e të gjitha aseteve të shtetit, në këtë formë taksapaguesve do t’u kushtonte shumë me pak në rast të dëmtimeve të ndryshme
– Urdhëresë obligative ndaj shpërndarësve të rrjetit elektrik për sigurimin e përgjegjësisë.
(Autori është kryetar i bordit në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës)