KOK-u dënon sulmin fizik ndaj trajnerit Migjen Shala

25 nëntor 2024 | 14:06

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka pritur me shqetësim dhe indinjatë të thellë incidentin e ndodhur gjatë turneut të kikboksit në Cetinje të Malit të Zi, ku gjyqtari i kikboksit, Fegja Terbonja nga Bosnja e Hercegovina, sulmoi fizikisht trajnerin nga Kosova, Migjen Shala.

KOK-u dënon ashpër incidentin e ndodhur, e sidomos kur shkaktar i kësaj bëhet gjyqtari, roli i të cilit është ndarja e drejtësisë në ring, promovimi i respektit dhe “fair-playt”.

“KOK-u, pas kontakteve dhe koordinimit me Federatën e Kikboksit të Kosovës, ka kontaktuar menjëherë me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Malit të Zi, në vendin e të cilëve u zhvillua turneu, dhe me Komitetin Olimpik të Bosnjës e Hercegovinës, nga të cilët ka kërkuar marrjen e masave ndaj gjyqtarit! Njëkohësisht, i shprehim mbështetjen tonë trajnerit dhe ekipit të kikboksit, duke theksuar se siguria dhe integriteti i sportistëve dhe trajnerëve duhet të jenë krye-prioritet i çfarëdo ngjarje sportive”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Komiteti Olimpik i Kosovës me pas ka uruar që raste të tilla të mos shohim më në ngjarjet sportive, me besimin se shkaktarët e dhunës të mos jenë më të pranishëm në ngjarjet sportive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë medalje në Kampionatin Ballkanik të Boksit që u zhvillua…