KOK-u dhe ShGSK-ja organizojnë konferencën e dytë “Sporti dhe media”
Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, do të organizojnë për herë të dytë konferencën “Sporti dhe media”, e cila do të zhvillohet në formë panelesh.
Konferenca mbahet më 28 dhjetor në “Hotel Sirius” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:30. Në panele do të jenë zyrtarët më të lartë të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Komitetit Olimpik të Kosovës, federatave sportive në Kosovë, si FFK-ja, FBK-ja dhe FHK-ja, profesorë, drejtues të medieve, gazetarë sporti nga Kosova dhe Shqipëria etj.
Paneli që përfaqëson institucionet sportive (MKRS, KOK dhe federatat) do të ballafaqohet me panelin e medieve, kurse pjesë diskutimi do të jenë edhe të pranishmit përmes pyetjeve apo edhe përgjigjeve për shqetësimet e tyre në relacionin media – federata etj.
Temat që do të diskutohen janë: Roli i medies karshi sportit, pasqyrimi i aktiviteteve të federatave në rrjetet sociale, problemet e federatave me media të caktuara, apo i medieve me federata, mosmarrja e gazetarëve (zëdhënësve) në ngjarjet ndërkombëtare, portalet, lajmet ‘fake news’, etj. Konferenca e parë është mbajtur në fund të vitit të kaluar, nga e cila kishin dalë rekomandime të shumta dhe të frytshme nga panelistët dhe pjesëmarrësit.